VIDEO | Frankfurti “tallet” me Marsejën, Çelsi njeh vetëm fitore

Ajntrahti i Frankurtit ka mbyllur llogaritë e kreut në Grupin H falë fitores ndaj Marsejës. Skuadra gjermane shënoi katër gola në portën e Marsejës që vinte në Frankfurt krejtësisht e dorëzuar. Në takimin tjetër këtij grupi, Lacio është mundur 2 – 0 nga Apollon Limasol, por pavarësisht kësaj skuadra italiane e kishte të siguruar biletën për në fazën tjetër të këtij takimi.

Çelsi e pati të thjeshtë të siguronte fitoren e pestë radhazi në Europa League. Londinezët mundën 4 – 0 grekët e PAOK-ut, falë golave të Zhirud (2x), Odoi dhe Morata. Skuadrës nga Selaniku, tani i duhet të mundë thellë Bate Borisov në ndeshjen e ardhshme për të siguruar vendin e dytë në grup.

Francezët e Rene kanë mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në fazën tjetër. Ekipi i drejtuar nga Sabri Lamushi mundi në trasnfertë çekët e Jablonec falë golit të vetëm të Klement Grenier. Një fitoren në takimin e radhës ndaj Astanës do iu mundësonte atyre kalimin në fazën e 1/32.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *