VIDEO | Fluturon Lokomotiva: Kastrati nuk ndalet, Uzuni gjen golin e parë “kroat”

0

Lokomotiva e Zagrebit nuk ndalet dhe arrin fitoren e tretë rresht në kampionat, duke mposhtur Goricën në transfertë me rezultatin 0-3. Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni ishin autorët e dy golave të parë, ndërsa Haliloviç shënoi golin e tretë për Lokomotivën, që e ngjitet në vendin e dytë në kampionatin kroat, vetëm dy pikë më pak se Dinamo e Zagrebit.

Goli i gjashtë në kampionat për 19-vjeçarin e U21 të Kosovës, ndërsa ish-lojtari i Laçit ka gjetur golin e parë me ekipin e ri. Kastrati kaloi miqtë në avantazh në minutën e 42-të, ndërsa Uzuni vulosi fitoren me golin e shënuar në minutën e 70-të.

Pesë gola në tre ndeshjet e fundit për Kastratin, i cili është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve në kuotën e gjashtë golave, bashkë më Andriç (Zapreshiç) dhe Zuolinskin (Gorica).

Gol i rëndësishëm dhe për beratasin Uzuni, i cili është aktivizuar si titullar në tre ndeshjet e fundit në kampionat dhe tashmë gjen dhe golin e parë “kroat”.

Gorica – Lok.Zagreb 0-3
(Kastrati 42’, Uzuni 70’, Haliloviç 81’)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.