VIDEO | Flamurtari shpërdoron shansin, Kastrioti është ende gjallë

0

Flamurtari dhe Kastrioti u ndanë në paqe në Vlorë, me të dyja ekipet që shënuan nga një gol për një pikë. Kuqezinjtë e Ilir Dajës e dominuan takimin, madje dhe kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 33’, Sukaj i jep avantazhin vendasve, duke shënuar golin e parë personal në kampionat.

Numri 9 i Flamurtarit kërcen më lart se të gjithë brenda zonës dhe ndëshkon portierin Çerkezi me një goditje me kokë. Pjesa e parë nuk pati më raste të pastra dhe goli i Sukajt vendosi. Në të dytën, Kastrioti u mundua të reagojë dhe rrezikoi disa herë portën e Koliçit.

Megjithatë, vetëm në minutën e 54’ arritën të barazonin. Një goditje dënimi e krosuar në zonë, gjen kokën e Herald Markut, i cili ndëshkon Koliçin nga një distancë e afërt dhe rikthen baraspeshën.

Flamurtari nuk u pajtua me këtë rezultat dhe kërkoi të gjejë golin e fitores me të gjitha mënyrat, por Çerkezi u ndali në shumë raste dhe në përfundim, të dyja skuadrat morën nga një pikë.

Kategoria Superiore – Java 24

E diel, më 3 mars, ora 17:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

Flamurtari-Kastrioti  1-1
Shënues: Sukaj 33′ / Marku 54′

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Batha, Mustafa, Rrapaj (Ziaj 82′), Musta, Kale, Sukaj (Beqaj 88′). Trajner: Ilir Daja

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Shehi, Çela, Ndreca, Ymeraj, Marku, Kalaja, Roxher (T. Marku 90+2′), Bardhi (Bojom 65′), Vatnikaj (Okebuku 74′). Trajner: Bledar Devolli

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Orgest Grabova, Devis Korreshi, Olsid Ferataj
Delegat: Uvil Zajmi; Vëzhgues: Mikel Shestani

Kartonë të verdhë: Deliaj 28’, Kotobelli 56′, Batha 72′ / Kalaja 23’, Husein 44′,

EPISODET

90′ Mbyllet në barazim sfida, skuadrat ndajnë pikët

62’ Çekrezi një mur i pakalueshëm! Tentativat e lojtarëve të Flamurtarit ndalen nga portieri i Kastriotit, i cili bën katër pritje njëra pas tjetrës.

54’ Gooool Kastrioti, vjen baraspesha! Herald Marku ndëshkon me kokë portierin Koliçi nga një distancë e afërt. Mbrojtja e Flamurtarit është e pavendosur mirë dhe Marku gjen rrjetën

45′ Mbyllet pjesa e parë, vendos goli i Sukajt

33’ Gooool Flamurtari! Xhevahir Sukaj zhbllokon shifrat dhe me një goditje me kokë, i jep avantazhin vendasve. Krosimi nga Kotobelli ishte i shkëlqyer, ndërsa Sukaj u vjedh kohën dhe hapësirën mbrojtësve për të shënuar golin e tij të parë

16’ Pranë golit Flamurtarit! Musta bën një goditje shumë të bukur, por gardiani Çekrezi i mohon golin

4’ Supergoditje nga Herald Marku. Numri 7 i Kastriotit gjuan me të majtën nga jashtë zone, por i përgjigjet Koliçi me një pritje shumë të bukur

1′ Fillon takimi në Vlorë

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.