VIDEO/ Flamurtari e mbyll për turp fazën e parë, Vllaznia me Jonuz po “fluturon”

Vllaznia e Jonuz ka marrë një tjetër fitore mjaft të çmuar në ditën e sotme, duke fituar me rezultatin 1-3 ndaj Flamurtarit. Vlonjatët e kanë mbyllur për turp fazën e parë, duke mos marrë asnjë fitore të vetme.

Të gjithë ishin të ndërgjegjshëm për problemet në këtë klub që pa nisur kampionati, por vetëm dy pikë të marrë në nëntë ndeshje, janë tmerrësisht shumë pak për historinë e klubit. Ndërkohë ishte Kruja që gjeti golin e parë pas një përgjumje të vendasve.

Barazimi do të vinte i menjëhershëm nga Sukaj, që nuk ka festuar ndaj Vllaznisë. Por do të ishte një skemë nga goditja e dënimit që u mbyll nga Krymi dhe realizimi në minutat e fundit nga Da Silva për të dërguar shkodranët në vendin e dytë.  /Sport Ekspres/

Flamurtari-Vllaznia 1-3 Sukaj 35’/ Kruja 32′, Krymi 72′, Da Silva 90’+3′

Kartoni i kuq: Deliaj 45′ (2 të verdhë)

 

 

Flamurtari: Moçka, Pjeshka, Zeqaj, Gocaj, Deliaj, Muçollari, Nebiohu, Rrapaj, Hoxhaj, Sukaj, Ribaj.

Vllaznia: Sherri, Gligorov, Malota, Gurishta, Godfrei, Kruja, Krymi, Ramadani, Zogaj, Shtubina, Lika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *