VIDEO | Flamurtari denoncon, 10 vendimet që i “tërbojnë” vlonjatët

0

Flamurtari u mposht nga Partizani, por në atë takim pati shumë polemika për gjykimin. Një karton i kuq i dhënë për Andi Ribajn ishte ai që pati ndikimin më të madh në fatet e përballjes me të kuqtë, por ka edhe episode të tjera që ata kanë veçuar nga sfida e fundjavës së shkuar. Përmes faqes zyrtare ata kanë vënë në dukje me pamje episodet ku arbitri ka gabuar në dëm të tyre.

Minuta e parë
Goditje këndi e padhënë për Flamurtarin, Lum Rexhepi nxjerr topin jashtë vijës fundore dhe anësori i ndodhur shumë pranë, gabon.

Minuta e 6-të
Vlonjatët pretendojnë që Atanda meriton kartonin e verdhë pas një ndërhyrje me taka të ngritura ndaj Argjend Mustafës. Vetëm faull u akordua.

Minuta e 13-të
Top i nisur drejt Ribajt, anësori akordon pozicion jashtë loje. Pamjet tregojnë se e mban në lojë Lorenc Trashi. Vendim i gabuar

Minuta e 14-të dhe e 20-të
Trashi mban nga fanella Mustën, faull dhe karton i verdhë. Pas gjashtë minutash, mbrojtësi i majtë, sërish në dual me Mustën, e godet këtë të fundit me bërryl. Pretendohet i verdhi i dytë, vetëm faull i akorduar nga arbitri.

Minuta e 26-të dhe 36-të
Billi Duka mban Arinaldo Rapajn, i cili po përparonte në mesfushë. Faull taktik, por arbitri Indrit Myrtja nuk e ndëshkon mesfushorin e Partizanit me karton të verdhë. Dhjetë minuta më pas ishte Labinot Ibrahimi që mbajti për fanelle Kotobellin. Vetëm faull, vlonjatët pretendojnë karton të verdhë.

Minutat e 54-t, e 57-të dhe e 80-të
Jurgen Bardhi devijon topin jashtë vijës fundore, për arbitrin është goditje këndi,
Kale shërben për Mustën dhe ky i fundit vihet i vetëm përballë portierit Alban Hoxha. Anësori ngre flamurin, por futbollisti i Flamurtarit ishte në pozicion të rregullt. Më pas ka edhe një goditje këndi të padhënë për vlonjatët, pas një topi të nxjerrë jashtë nga Atanda.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.