VIDEO/ Fjalimi motivues i Zidan, 40 minuta para fitimit të Superkupës: Jemi më të fortë se ata

Trajneri i finaleve, kështu po e cilësojnë të gjithë Zidanin që drejton Realin e Madridit. Asnjë përballje e tillë nuk është humbur prej tij, përkundrazi, janë 9 të fituara deri tani. Padyshim njeriu që di të vlerësojë në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjet finale, për të mos gabuar asgjë.

Në mbrëmjen e djeshme u fitua edhe Superkupa e Spanjës ndaj Atletikos së Madridit. Koha e rregullt përfundoi në shifrat 0-0 dhe televizioni spanjoll, “Vamos”, që kishte të drejtat e ndeshjes ka treguar fjalimin e Zidan për lojtarët përpara se të vazhdonin edhe 30 minutat e shtesës.

Nuk bëhej fjalë për taktika apo mënyrën sesi duhej të silleshin në raste të caktuara të ndeshjes, por vetëm pak besim më shumë për lojtarët e tij.

“Duhet të jemi të qetë, ka akoma kohë për të kaluar. Ne duhet të luajmë. Jemi më të mirë se ata dhe më të fortë se të gjithë”, ka thënë Zidan për lojtarët. Në fund do të ishin penalltitë ato që nxoren fituese të Superkupës ekipin e Realit të Madridit. /Sport Ekspres/