VIDEO/ Fjalimi emocionues i Rejës: Turqisë i treguam forcën, do ishim në Europian tani

 

Një fjalim emocionues ka ardhur nga trajneri i Kombëtares, Reja, pas takimi të fituar me rezultatin 0-4 ndaj Moldavisë. Shanset e Kombëtares për të kaluar në Europian janë shuar dhe pavarësish triumfit, kishte një zhgënjim në fytyrat e lojtarëve.

Pikërisht për këtë arsye, Reja ka mbajtur një fjalim emocionues te futbollistët në dhomat e zhveshjes për t’i përgëzuar mbi ndeshjet e zhvilluara së fundmi.

“Desha t’ju them se jeni ju që keni ndërtuar këtë grup kaq të mirë dhe kaq të bukur. Faleminderit dhe përgëzime. Sepse merita është gjithmonë e juaja çuna. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë dhe nuk kam nevojë që të marrë merita. Po të fitonim në Turqi, do të shkonim në Europian. Duhej të kishim 4 pikë më shumë çuna. I kemi bërë të gjitha ndeshjet e mira. Turqisë i kemi treguar se kush jemi dhe ndaj Francës dihet se kush janë si Kombëtare”, ka thënë Reja. /Sport Ekspres/