VIDEO | Fitorja nuk mjafton, Albasete dhe Manaj mbeten në Segunda Divizion

Ëndrra “La Liga” ka marrë fund për Rei Manajn. Skuadra ku luan sulmuesi lushnjar, Albasete, fitoi 1 – 0 takimin e sotëm kundër Majorkës, por ky rezultat nuk mjaftoi për të përmbysur humbjen 2 – 0 që Albasete pësoi në takimin e parë ndaj ishullorëve.

Manaj rrezikoi disa herë portën e Majorkës, por portieri i ishullorëve Manolo Reina u kthye në një makth për të dhe sulmuesit e tjerë të Albasetes. Majorka do të ndeshjet në finale me Deportivo La Korunjën.

Skuadra galiciane eliminoi Malagën duke fituar të dyja takimet (4 – 2) (0 – 1 ). Finalja do të jetë me format me dy takime. Ndeshjet do të zhvillohen më datë 20 dhe 23 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=nt3jUCe7TEk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *