(VIDEO) Fitorja e parë pas katër humbjeve, Bardhi dhe asisti i tij perfekt nxjerrin Levanten nga kriza

Në javën e 23-të Levante fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Leganesit duke rikthyer dritën e gjelbërtë pas katër humbjesh radhazi në kampionat. Ish-skuadra ku Sadiku tentoi të shkëlqente këtë herë iu dorzua  edhe njëherë këmbëve të Enis Bardhit. Mesfushori shqiptar realizoi një asist perfekt në golin e parë të Levantes duke siguruar qetësinë e momentit.

Për mbylljen e takimit mendoi sulmuesi Roger me gati të njejtën skemë që nisi topin e golit edhe Bardhi. Mes të tjerash mesfushori shqiptar ka marrë edhe lëvdata individuale sa i përket lojës së tij. Te Levante Bardhi është një nga mesfushorët e paprekshëm duke u vlerësuar për lëvzshmërinë e tij në fushë. Pas kësaj fitore, Levante ngjitet në vendin e njëmbëdhjetë me 29 pikë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *