VIDEO | Fitorja e Apolonisë, vendosi kjo perlë e Hysenshahajt!

Besa u mposht sot me Apoloninë dhe la kreun e klasifikimit, pasi Bylisi triumfoi në transfertë dhe mori vendin e parë. Në Fier ndeshja u vendos nga një gol i kapitenit Hysenshahaj, i cili realizoi nga një goditje dënimi.

Mesfushori ekzekutoi në mënyrë perfekte dhe e shtangu portierin e Besës me goditjen e tij. Festë e gjatë e mesfushorit dhe e shokëve të tij të skuadrës. Ai gol i shënuar sigurisht që e meriton diçka të tillë.

https://www.facebook.com/1501836560044283/posts/2289691681258763/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *