VIDEO | Fitore tenistike e Gjermanisë, shpartallon Serbinë me 6 gola

Gjermania U21 u përball me bashkëmoshatarët e Serbisë në një sfidë ku i duhet fitorja. Që në minutat e para, Pancerat arritën të shënonin. Në minutën e 16’, gjermanët bëjnë një aksion të shkëlqyer dhe arritën të nxjerrin të vetëm para porte sulmuesin Rikter, i cili me një parabolë të bukur, ndëshkoi portierin serb.

Pas golit të Rikter, “Pancerat” shënuan sërish, me anë të Valshmid. Sulmuesi tjetër i Gjermanisë dyfishoi rezultatin, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fitores. Pas një aksioni të shkëlqyer, numri 10 i Gjermanisë nuk e pati të vështirë të shënojë me portën e boshatisur. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Valshmid do të shënonte sërish, pas një aksioni të shkëlqyer individual. Gjermania e kishte në kontroll të plotë pjesën e parë.

Pjesa e dytë nisi disi më e qetë, por dominimi i Gjermanisë nuk mungoi. Megjithatë, goli i katërt do të vinte vetëm në minutën e 69’, me anë të mesfushorit të talentuar, Dahud. Ylli i M’Gladbah shënoi një gol shumë të bukur dhe i çoi shifrat në 4-0.

Në minutën e 80’., sulmuesi Valshmid do të kompletonte tripletën, duke shënuar me të majtën. I asistuar dhe nga një vendosje jo e mirë e portierit serb, sulmuesi gjerman gjen rrjetën, duke çuar rezultatin e takimit në 5-0. Në minutën e 83-të, Serbia do të shënonte një gol nderi. Zivkoviç tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në sekondat e fundit, gjermani Maier do të shënonte sërish për “Pancerat”, për të vendosur rezultatin final të sfidës në 5-1. Gjermania me këtë fitore ngjitet në kuotën e 6 pikëve në Grupin B, ndërsa Serbia me 0 pikë, eliminohet nga Euro 2021.

Euro 2021

Gjermani U21 – Serbi U21  6-1
Rikter 16’, Valshmid 30′ 36′ 80′, Dahud 69′, Maier 90+3′ / Zivkoviç 83’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *