VIDEO/ Fitore në minutat e fundit, “banda e shqiptarëve” sërish protagoniste te Lokomotiva e Zagrebit

Lokomotiva e Zagrebit ka marrë 3 pikët e radhës në kampionat, ku mban vendin e dytë në kuotën e 60 pikëve. Një fitore e rrëmbyer në fund kjo nga kroatët, që kanë mposhtur Zapresic me shifrat 3-1. Protagonist edhe këtë herë do të bëhej “banda e shqiptarëve“. Edhe pse jo me gola, këtë herë kontributin e kanë dhënë me asist.

Në minutën e 30-të Maksimovic do të zhbllokonte shifrat e takimit, pas një asisti të marrë nga talenti shqiptar, Indrit Tuci. Zapresic do të kthente baraspeshën në minutat e para të pjesës së dytë dhe rezultati do të mbetej i tillë deri në minutën e 89, atëherë kur nga pika e bardhë e penalltisë Tolic shënon golin e avantazhit.

Por vend do të kishte edhe për një tjetër gol. Kur kronometri shënonte minutën e 4-t të shtesës, Myrto Uzuni nga brenda zone pason për Jakic, që tund rrjetën për herë të 3-të. Me këtë fitore Lokomotiva e Zagrebit është në rrugën e duhur për të siguruar një vend në kualifikueset e Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *