VIDEO | Fitore me aromë titulli, Bajerni “shkërmoq” Dortmundin

Bajerni i Mynihut ka dhuruar spektakël në “Allianz Arena” duke mundur me rezultatin e thellë 5 – 0 rivalët e Borusia Dortmund.

Katër gola të takimit u shënuan gjatë pjesës së parë me autor, Humels, Levandovski, Martinez dhe Gnabri.         Në fraksionin e dytë të lojës, bavarezët vazhduan të ishin skuadra dominuese duke mos i lënë asnjë moment të qetë mbrojtjen e Dortmundit.


Me tri pikët e marra sot, kampionët në fuqi rikthehen në vendin e parë të tabelës me një pikë më shumë se verdhezinjtë kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të Bundesligës.

 

Bajern Mynih 5-0 Borusia Dortmund
Shënues: Humels 10’, Levandovski 17’, 89’, Martinez 41’, Gnabri 43’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *