VIDEO/ Fitore me aromë Superioreje për Mezanin, Progni dhe Veliu vijnë me dy gola spektakolarë

Fitore me aromë Superioreje ka qenë ajo e sotmja për Gjilanin e Gentjan Mezanit. Këta të fundit kanë mundur me shifrat 2-1 Prishtinën në javën e 29 të kampionatit kosovar. Ndeshja është vendosur nga dy ish-lojtarë të Superiores, Progni dhe Veliu, që kanë tundur rrjetën me dy gola spektakolarë.

I pari që do të shënonte ishte Veliu, i cili në minutën e 53-të shënon një supergol nga goditja e dënimit. Më vonë, në të 65-ën minutë, është Gerhard Progni ai që gjen rruëgn e rrjetës për Gjilanin. Progni shfrytëzon daljen e portierit të kundërshtar dhe i gjendur në një kënd jo shumë të favorshëm e dërgon topin në portën e Prishtinës.

Kryeqytetasit e udhëhequr nga Armend Dallku ngushtojnë shifrat 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por pa mundur të ndryshojnë fatin e takimit. Gjilani shkon kështu në vendin e 3-të kuotën e 58 pikëve, 2 më pak se kryesuesit e Dritës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *