VIDEO | Fitore me aromë Champions-i, Roma kalon presionin te Milani

0

Skuadra e Romës ka arritur të marrë një fitorë të çmuar ndaj Kaliarit në “Olimpico”. Djemtë e drejtuar nga Ranieri kanë arritur të shënojnë dy gola të shpejtë, duke ja dhënë rrjedhën që në fillim kësaj ndeshje.

Ka qenë mbrojtësi Federiko Fazio ai që ka hapur serinë e golave në minutën e pestë. Vetëm tre minuta më pas, me ekipin e Kaliarit që akoma nuk e kishte marrë veten nga goli i parë, Havier Pastore dyfishon shifrat pas asistit të Xhastin Klajvert.

Pjesa e mbetur e lojës nuk prodhoi shumë me Romën që admininstroi rezultatin. Kundërshtari ishte i pafuqishëm për t’u përgjigjur. Aleksandër Kolarov në minutën e 86-të vulos për 3-0. Kështu Roma arrin vendin e katërt në kuotën e 58 pikëve, dy më shumë se Milani dhe Atalanta me nga një ndeshje më pak. Kaliari mban vendin e 11-të.

 

Roma 3 – 0 Kaljari
Shënues: Fazio 5′, Pastore 8′, Kolarov 86′

Standings provided by Sofascore LiveScore

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.