VIDEO/ Fitore e parë për Shqipërinë U-21, shihni festën te kuqezinjtë e vegjël

Shqipëria U-21 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës U-21. Me golat e Tafës dhe Mucollit është arritur tre pikëshi i parë për kuqezinjtë. Ndërkohë goli i Baftiut, ka shërbyer vetëm si statistikë.

Ky ishte kalimi i një momenti ngërci psikologjik për Shpresat tona, që pavarësisht se kanë shumë elementë premtues në të ardhmen, nuk kanë marrë rezultatet e kërkuara. Menjëherë pas fundit të ndeshjes, ka pasur moment edhe për festë. /Sport Ekspres/