VIDEO | Fitore dramatike, Laçi thyen Tiranën pas tetë vitesh!

Tetë ndeshje, asnjë humbje. Laçi ia ka dalë edhe ndaj Tiranës, madje jo të dalë thjesht i pamposhtur, por ka triumfuar falë një goli të Redon Xhixhës në minutën e 50-të., Tetë vjet pritje për të fituar në kryeqytet. për herë të fundit kanë fituar me golat e Nimanit dhe Norës në prill të vitit 2010.

Tirana ngulmoi që në fillim të shënonte, kurse Laçi i kishte idetë e qarta. Minutat e para priste dhe madje arriti të rrezikonte me Xhixhën. Kobinah dhe Blazhevski për Tiranën rrezikuan, por nuk shënuan dot. 45 minutat e para u mbyllën pa gola.

Laçi e nisi mirë pjesën e dytë dhe me një aksion model shënoi me Xhixhën. Më parë Tirana pretendoi për penallti, por gjyqtari Hamiti nuk mendoi ashtu. Shtubina mund të shënonte golin e dytë për bardhezinjtë, por goditja e shkodranit shkoi jashtë.

Skuadra e Ze Maria bëri gjithçka të shënonte dhe e mbylli Laçin në portë. Disa raste për shënim, goditje të pasakta dhe penallti e humbur nga Blazhevski. Të pafat bardheblutë, ndërkohë që Laçi festoi gjatë fitoren.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

E diel, më 7 tetor, ora 16:45
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

Tirana-Laçi 0-1
Shënues: Xhixha 50′

Tirana: Lika, Doka (Hasani 65′), Turtulli, Atingah, Imami, Greca (Oduamadi 54′), Karabeci, Daja (Hoxhallari 85′), Kobinah, Blazhevski, Ngo. Trajner: Ze Maria
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eller, Jonuzi (Hadroj 72′), Najdenov (Smaçi 77′), Lushkja, Xhixha, Shtubina (Altiparmakovski 88′). Trajner: Artan Mërgjyshi

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti,  Egin Doda, Ilir Tartari, Kreshnik Cjapi
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Besnik Kaimi
Kartonë të verdhë: Blazhevski 47′, Daja 52′, Imami 85′ / Fangaj 2′, Lushkja 27′

EPISODET – 

88′ – Karabeci provon nga distanca, topi shkon jashtë. Kapiteni provon të lërë shenjën e tij.

83′ – Blazhevski nuk shënon nga pika e bardhë e penalltisë. Jashtë gjuajtja e penalltisë. Shumë tension, me kartonë të verdhë të marrë nga Selmani e Toro.

79′ – Tirana i afrohet golit, Kobinah ishte ai që nuk arriti dot ta dërgojë dot topin në rrjetë. Minuta të tëra që të bardhebluve që sulmojnë, me Selmanin që shpëtoi portën.

53′ – Fangaj kroson në zonë, Xhixha nuk e devijon topin dot. Shtubina pas tij e gjuan jashtë. Rast i artë për gol.

50′ GOL – Aksion me shumë pasime i Laçit, Fangaj nga e djathta asiston për Xhixhën. Sulmuesi godet fort dhe shënon.

47′ – Blazhevski rrëzohet në zonë dhe ka pretendime për penallti. Hamiti e ndëshkon me të verdhë për simulim. Toro lojtari që ndërhyri në sparkatë

42′ – Najdenov tenton një parabolë, Lika me vështirësi e devijoi. Rast i rrezikshëm në portën e Tiranës.

36′ – kros në zonën e Laçit. Kobinah shërben për Majkëll Ngo, anglezi e devijon me kokë dhe e dërgon jashtë kuadratit.

34′ – Kobinah futet bukur në zonë dhe godet fort. Portieri Selmabi në gatishmëri pret i sigurt.

24′ – Karabeci tenton të befasojë Selmanin me një goditje nga distanca. Topi i gjuajtur nga mesfushori kontrollohet nga kapiteni i Laçit.

18′ – Kobinah shmang Sefgjinin dhe kërkon portën, portieri Selmani në gatishmëri e devijon topin jashtë. Goditje këndi.

15′ – Shtubina nga e djathta krosoi në zonë për Xhixhën, i cili me kokë e godit topin në kuadrat. Lika shpëtimtar i bardhebluve.

6′ – Blazhevski pati një mundësi shënimi për Tiranën. Sulmuesi i lirë brenda zonës goditi mbi traun e portës


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *