VIDEO | Fitoi betejën me të keqen, “luftëtari” meksikan emocionon me rrëfimin e tij

Migel Lajun luan aktualisht për Monterrein në atdheun e tij në Meksikë. Në të kaluarën, mbrojtësi ka qenë pjesë e Sevijas apo dhe e Portos, me një karrierë përgjithësisht të suksesshme.

Muajt e fundit, që nga kalimi te Monterrei, që habiti jo pak e deri tani, Lajun ishte pothuajse i zhdukur, ndërsa tashmë, ai me anë të një video në llogarinë e tij në “Twitter“, ka vendosur të shpjegojë gjithçka.

Një rrëfim emocionues, me meksikanin që rrëfen se ka luftuar gjithë këtë kohë me kancerin. Lajun zbuloi se ka qenë i diagnostikuar me kancer në veshka dhe se tashmë gjithçka ka kaluar me sukses. Mbrojtësi, gjithashtu deklaroi se do mundohet t’i ndihmojë të gjithë personat që janë në luftë me sëmundjen e tmerrshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *