VIDEO/ Finte e Bernadeskit dhe predha e Dibalës, goli spektakolar i Juventusit ndaj Bolonjës

Nga Klaudio Ndreca

Juventusi është duke fituar me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Bolonjës, në takimin e vlefshëm për Serinë A. Bardhezinjtë kaluan në avantazh me Ronaldon, që nga pika e bardhë e penalltisë nuk di të gabojë.

Për të vazhduar me golin spektakolar të Dibalës që meriton gjithë vëmendjen. Një finte e bukur e Bernadeskit surprizoi lojtarët e Bolonjës, duke ia shtuar edhe më shumë klasin realizimit. Por sigurisht që duartrokitjet shkojnë fillimisht për Dibalën që e bën golin të duket aq i thjeshtë me një goditje kirurgjikale nga distanca që mund të ndalet vetëm në rrjetë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *