VIDEO | Finale dyshe, Bakaj dhe Lilaj kualifikohen në një ditë

Elis Bakaj ka qenë autori i një goli në fitoren e sotme 4 – 2 të Shaktar Soligorsk ndaj Islosh Minks. Me këtë rezultat, skuadra e futbollistit shqiptar kalon në finalen e Kupës së Bjellorusisë.

 

Sabien Lilaj dhe Xhejms Adenij janë kualifikuar për në finalen e  Kupës së Azerbaixhanit. Gabala, kishte fituar 1 – 0 ndeshjen e parë dhe humbja e sotme 2 – 1 mjaftoi që ekipi i dy ish-lojtarëve të Skënderbeut të shkojë në finalen e këtij kompeticioni.

Kampionati ka rezultuar një dështim për ekipin azer, që tani ka mundësinë ta shlyejë çdo që me fitimin e Kupës, trofe që u mundëson një biletë për në raundet kualifikuese të “Europa League”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *