VIDEO | Festuan si Baloteli, shihni gafën e vitit!

Të gjithë e kujtojnë para disa javëve festimin e Mario Balotelit, i cili pasi shënoi mori telefonon dhe bëri një “video-selfie” me shokët e ekipit, duke e postuar menjëherë në llogarinë e tij në Instagram. Diçka e tillë ka ndodhur së fundmi edhe në Marok.

Në sfidën mes Youssoufia Berrechid dhe Mouloudia Oujda, vendasit shënuan një gol mjaft të bukur në minutën e 30-të dhe festimin e bënë në të njëjtën mënyrë si Baloteli, por në festim morën pjesë edhe lojtarë të stolit dhe pjesëtar të stafit.

Ndërkohë që lojtarët e Youssoufia Berrechid po kryenon “selfien”, ekipi mik nisi lojën me shpejtësi, me arbitrin që la gjithçka të rregullt. Në zhvillimin e sulmit të shpejtë të Mouloudia Oujda, këta të fundit fituan të drejtën e një 11-metërshi, pasi njëri nga mbrojtësit vendas pengoi në mënyrë të parregullt kundërshtarin.

Për gjyqtarin nuk pati asnjë dyshim dhe u akordua 11-metërsh, me miqtë që vunë baraspeshën dhe me festën “alla Baloteli”, që u prish shumë shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *