VIDEO/ Festimi emocionues nga Bundesliga, shënon gol dhe qendron i gjunjëzuar për nderin e…George Floyd

Ngjarja e ndodhur në SHBA vijon të ngjallë solidaritet në mbarë botën. Protestave në nder të George Floyd, i cili u vra prej një polici amerikan, që i mori jetën duke i peshuar me gjurin e tij për disa minuta. Solidaritet e ka treguar edhe bota e sportit, ku pas Mbapesë dhe McKennie, tashmë është një lojtar i Borusias së Monshegladbahut që i bashkohet kauzës “drejtësi për George”.

Thuram ka zgjedhur momentin e golit për të përcjellë mesazhin e tij, teksa pas shënimit mënyra e festimit ka qenë e veçantë dhe emocionuese. Sulmuesi francez qendron i gjunjëzuar për nderin e Floyd. Një formë ndryshe kjo për të shprehur protestën e tij, megjithëse në fund i shërben të njëjtit qëllim, atij të cilit dita ditës po i bashkohen gjithnjë e më shumë njerëz. Në fund të fundit, të gjitha jetët vlejnë po njësoj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *