(VIDEO) Festë në Uells, Kardifi “shkruan” kapitullin “2” të historisë!

0

Kardifi kthehet të luajë në Premier League… Sezonin tjetër, falë vendit të dytë në Championship (kategoria e dytë angleze), klubi i Uellsit, do të matet me eliën e Premier League… Mjaftoi një barazim brenda fushës 0-0 ndaj Reding. “Zogjtë blu” – nofka e tyre – të stërvitur nga Neil Uarnok i bashkohen Uolvehemptonit, fituesi i kampionatit dhe vendi i parë, i cili kishte siguruar me kohë ngjitjen.

Kardifi ka luajtur vetëm një herë në Premier League në historinë e tij, në sezonin 2013-2014. Sa i përket playoff, që do të vendosin edhe vendin e tretë në Premier, gjysmëfinalet do të jenë Fulham-Derbi (11 dhe 14 maj) dhe Aston Vila-Midëllsbrou (12 dhe 15 maj). Finalja do të luhet në “Ëembley” më 26 maj.

Një histori më vete meriton sigurisht trajneri i mrekullive, Uarnok, trajneri 69-vjeçar, i cili arrin kështu ngjitjen e tetë në karrierë, të katërtën në Premier League, një rekord.

Por, për t’u ngjitur, sigurisht, këtë sezon, uellsianët janë udhëhequr nga golat me peshë të kanadezit Hoilet dhe danezit Zohore, prej tre sezonesh në ekip, pa harruar mbrojtësin Paterson, me 10 gola këtë sezon. Jo vetëm i çmuar në aspektin difensiv, por edhe në atë ofensiv.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.