VIDEO: Festë kombëtare në Algjeri, triumf në finalen e Kupës së Afrikës

0

Nëse ditët e shkuara në Algjeri e Francë është bërë nami për fitoret në Kupën e Afrikës, mund ta merrni vetë me mend çfarë bëhet sot.

Algjeria ka fituar Kupën e Afrikës duke mposhtur 1-0 në finale Senegalin, në një sfidë ku ndoshta rezultati duhet të ishte tjetër.

Fati i buzëqeshi që në fillim Algjerisë, sepse në minutën e dytë sulmuesi kryesor Bunexhah tentoi një goditje pa pretendime, por topi u devijua nga një mbrojtës dhe përfundoi në rrjetë me një trajektore të çuditshme.

Më pas, 88 minuta plus shtesë ku vetëm Senegali tentonte të shënonte, ndërsa Algjeria slu kthye në një makineri mbrojtëse.

Raste për gol, një penallti për Senegalin me pas e anuluar me VAR, fat i keq për senegalezët dhe trofeu shkon në Algjeri, ku festa nuk ka fund për trofeun e dytë kontinental në histori. Për Senegalin, disfata e dytë në po aq finale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.