VIDEO/ Festa e PSG-së nuk njeh limite, mbrojtësi flak rregullat dhe çmendet me tifozët

Të gjitha federatat kanë marrë masa për shkak të koronavirusit, që nga boshatisja e stadiumeve e deri te anullimi i kampionateve. Por tifozët e PSG-së nuk donin t’ja dinin për rregullat e vendosura, teksa mbrëmjen e djeshme ishin jashtë stadiumit duke pritur me brohorima ekipin e tyre. Megjithatë, nuk ishte vetëm tifozeria parisiene ajo që vendosi të thyente rregullat, pasi të njëjtën gjë e ka bërë edhe mbrojtësi Kurzava.

Festa e çmendur e lojtarëve të PSG-së pas kualifikimit të mbrëmshëm me sa duket nuk njeh limite dhe futbollisti ka shkuar të festojë me një grup tifozësh. Brohoritje e përqafime janë shkëmbyer mes tyre, duke bërë kështu që të mos zbatohen masat e ndërmarra si nga UEFA ashtu edhe nga Federata e Francës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *