VIDEO | Festa e çmendur e Guenduzit, tifozët i futen në makinë

Arsenali zhvilloi një ndeshje të madhe dje, duke mundur Totenhemin me rezultatin 4-2. Skuadra e Unai Emeri tregoi një formë mjaft të mirë, duke dominuar ndaj “gjelave”. Falë këtij suksesi, “topçinjtë” e shohin veten në vendin e katërt , në pikë të barabarta me Totenhemin, por janë vetëm 1 pikë larg Çelsit të vendit të tretë.

Gëzimi për këtë sukses ishte mjaft i madh, me  tifozët që i pritën lojtarët e tyre deri në momentin që ata dolën nga stadiumi. Normalisht që pas ndeshjes disa nga futbollistë preferuan që të largoheshin me makinat personale, por nuk e kishin të lehtë të largoheshin pa u përshëndetur me fansat e tyre.

Mateo Guenduzi ishte po aq i emocionuar sa tifozët, teksa kur po largohej fansat e tij ju futën në makinë vetëm për të ndarë festën me të. Edhe në momentin që ai largohej, mesfushori doli nga dritarja, duke rrezikuar deri diku edhe veten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *