VIDEO/ Festa dhe të gjithë bashkë! Bylisi mbaron tortën dhe më pas Tirana, ishte koha për…Donald Mëllugjan

0

Nga Klaudio Ndreca

Në Ballsh ka një ditë të veçantë, pasi një prej pjesëtarëve të ekipit feston datëlindjen. Flasim për Donald Mëllugjan, që ka mbushur 25-vjeç. Pas gjithë situatës së vështirë që kemi kaluar në kohën e pandemisë, tanimë ka vend për festë dhe këto organizime nuk ndalohen si më parë.

Me tortën dhe qirinjtë që mbaheshin nga Jurgen Goxha, por edhe shoqërinë e gjithë skuadrës, Mëllugja e ka kaluar në këtë mënyrë datëlindjen. Pikërisht në grumbullimin e ekipit, atje ku Bylisi po përgatitet për rifillimin e Superiores. Ndeshja e parë do të jetë e vështirë dhe nis menjëherë me malore për djemtë e Dovedan, pasi do të presin në shtëpi ekipin kryesues, Tiranën. Por për të menduar për bardheblutë duhen edhe disa orë të tjera, pasi sot ishte dita e Donald Mëllugjas. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.