VIDEO | Feronikeli i papërmbajtshëm, Gjilani ia del në shtesa

Feronikeli ka vuajtur vetëm gjysmë ore përballë Trepça ’89. Kryesuesit kanë shpartalluar ekipin nga Mitrovica me rezultatin 5-0, duke siguruar tre pikë të tjera drejt titullit kampion. Bujar Pllana zhbllokoi shifrat në minutën e 29-të dhe pjesa e parë u mbyll me avantazhin e vendasve.

Ekipi nga Drenasi ishte i papërmbajtshëm në pjesën e dytë, duke shënuar edhe katër gola të tjera. Djemtë e Ramadanit janë ngjitur në kuotën e 55 pikëve dhe Llapi i vendit të dytë është 7 pikë më pak.

KEK-u ishte pranë marrjes së pikës së dytë në kampionat, por Gjilani shënoi dy gola në minutat shtesë. Asani dhe Perez rikthyen vendasit te fitorja, që mungonte që nga 12 janari (1-0 përballë Ferizajt). Ky trepikësh e ngjit Gjilanin në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa miqtë mbeten në vendin e fundit me 1 pikë.

 

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – JAVA 23

E diel, më 17 mars 2019, ora 14:00

Gjilani-KEK-u 2-0
Shënues: Asani 90+3′, Perez 90+5′

Feronikeli-Trepça ’89 5-0
Shënues: Pllana 29’, Hoti 47’, Karioka 51’, Silva 60’, Rexha 84′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *