VIDEO | Fenerbahçe ndryshe në Europë, mjafton Slimani kundër Zenitit

0

Fenerbahçe po kalon një moment të vështirë në kampionat, por ndryshe ndodh në Europa League. Ekipi turk ka fituar përballjen e parë kundër Zenitit në shtëpi. Një gol i Islam Slimanit në pjesën e parë vendosi sfidën. Algjeriani u tregua i saktë brenda zonës pas një topi të krosuar nga goditja e këndit dhe mposhti portierin rus në minutën e 21.

Zeniti pati një shans të artë për të barazuar ndeshjen dy minuta përpara fundit të pjesës së parë, por Robert Mak gaboi nga pika e penalltisë.

Portieri vendas priti goditjen e sllovakut dhe u ndihmua dhe nga shtylla për të mbajtur portën të paprekur. Pjesa e dytë nuk dhuroi më gola dhe të dy ekipet do të përballen përsëri pas dy javësh për të vendosur se kush do të vijojë më tej në Europa League.

Fenerbahçe-Zenit 1-0
(Slimani 21′)

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.