VIDEO | Felaini ja hedh paq, nuk ka dënim për faullin ndaj Genduzit

Maruan Felaini çuditi të gjithë të pranishmit në “Old Trafford” me faullin e shëmtuar që bëri ndaj mesfushorit të Arsenalit Mateo Genduzi. Ndërhyrja është me të vertetë ironike, pasi mesfushori belg e ka pësuar të njëjtën ndërhyrje në kurriz të tij, vite më parë nga mbrojtësi gjerman i Leisterit, Robert Hut.

Kur të gjithë prisnin që Felaini të dënohej me të paktën tre ndeshje, ashtu siç e parashikon rregullorja, ajo që ka ndodhu i ka habitur të gjithë. Felaini nuk do të mungojë në asnjë ndeshje dhe për këtë e ka fajin gjyqtari i takimit Andre Marriner.

Gjithçka ka të bëjë me faktin se Marriner ka akorduar një goditje dënimi për rastin në fjalë. Në këto lloj rastesh, federata angleze nuk ndërmerr vendime për pezullime retrospektive, kjo gjë bëhet për të mos cenuar figurën e arbitrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *