VIDEO | “Fatura e kripur” e triumfit, Durant paguan shtrenjtë sakrificën

Golden State Warriors mposhti Toronto Raptors në ndeshjen e pestë të serisë së finaleve në NBA, por kampionët në fuqi kanë paguar një çmim të lartë për këtë triumf. Kevin Durant, i cili mungonte prej disa ndeshjesh, është dëmtuar sërish dhe këtë herë situata e tij është më e rëndë. Tifozët e Raptors kanë festuar në momentin e dëmtimit të Durant.

Basketbollisti i Warriors la parketin në fillimin e periodës së tretë, pasi dëmtoi thembrën e Akilit. Ai u pa të dilte më pas me paterica, çka tregon edhe gjendjen jo të mirë të “yllit” të NBA. Tashmë pritet që Durant të kryejë vizitat mjekësore dhe të mësojë më tepër mbi dëmtimin e pësuar.

Warriors nuk do ta kenë sërish Durant në takimin e radhës me Raptors dhe normalisht është një humbje e madhe. Kampionët në fuqi duhet të fitojnë me çdo kushte në shtëpi kundër kanadezëve, në mënyrë që të shpresojnë në mbrojtjen e titullit kampion në ndeshjen e fundit.

https://twitter.com/MaxMaillots___/status/1138338018937507840

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *