VIDEO: Faraonët e nisin mbarë, mjafton Trezeguet

Kupa e Afrikës ka nisur me Egjiptin organizator që ka fituar ndeshjen hapëse, 1-0 ndaj Zimbabves.

Një ndeshje që shihte favorit të madh Egjiptin, por Salah me shokë u mjaftuan me një gol të vetëm, shënuar nga Mahmud Trezeguet në fundin e pjesës së parë.

Zimbabve nuk luajti keq, pati edhe raste për shënim, por duhej diferenca në cilësi dhe mbi të gjitha faktori fushë.

Mohamed Salah nuk shënoi, edhe pse pati shanse të mira, por prania e tij në fushë është garanci për Egjiptin, që duket se i ka të gjitha shanset të fitojë trofeun më të rëndësishëm në kontinent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *