VIDEO/ Fantastike! Kjo i mungonte, Kumbulla gjen golin e parë në Seria A

Marash Kumbulla ka arritur të gjejë golin e parë në Seria A. Mbrojtësi i Kombëtares ka bërë një sezon fantastik deri tani, duke qenë lojtari më i mirë në takimet që ka zhvilluar Verona. Tashmë i mungonte vetëm një realizim që erdhi ndaj Sampdorias.

Aktualisht rezultati është në shifrat 1-0 dhe rrjeta u tund në minutën e 9. Pas një krosimi nga goditja e këndit, Kumbulla ka fituar duelin ajror me Auderon, duke dërguar topin në rrjetë. Festa është mëse legjitime për lojtarin që u rrit në akademinë e Veronës dhe tashmë gjen golin në elitën e futbollit Italian. /Sport Ekspres/