VIDEO/ “Europa League” është komedi më vete, Rui Patricio tallet në portë dhe nuk pëson gol

0

“Europa League” kthehet shpeshherë në një komedi më vete, ndërsa kjo bën që tifozët të mos e ndjekin shumë këtë kompeticion. Dy gafa qesharake kanë ardhur deri tani nga portierët, por ajo e bërë nga Rui Patricio te Ëolvesi ndaj Espanjolit nuk ka të krahasuar me gabimin e Romeros së Manchester United me daljen nga porta.

Por çuditërisht ia kanë dal paq në këtë rast te Wolvesi, nisur edhe nga gabimi i lojtarit të Espanjolit që nuk e ka shfrytëzuar mundësinë. Rui Patricio është tallur në portë duke dështuar në dy raste për të larguar topin nga zona dhe duke bërë që të duket si një futboll amator, por sërish arrin që të shpëtojë pa prekur portën. Ëolvesi është duke fituar me rezultatin 1-0, falë golit të Jotës në minutën e 15. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.