VIDEO/ Europa e dhunshme, gjakoset arbitri në Austri!

Duhet të ishte një mbrëmje feste, një mbrëmje evropiane, por në stadiumin “Merkur Arena”, teksa Shturmi i Gracit po mundej 0-2 nga AEK Larnaka (golat u shënuan nga Trujols në të 46′ dhe Triçkovski në të 74’) dhe ndeshja po i drejtohej 15 minutave të fundit, një tifoz austriak ka goditur me shishe birre vijërojtësin Frederik Kliver, që ka mbetur i gjakosur.


Kështu, në këtë situatë paniku dhe tensioni, edhe pse policia ka ndërhyrë, menjëherë arbitri kryesor ka ndërprerë takimin dhe në fillim u fol për një fund ndeshje, ose edhe për humbje në tavolinë 0-3 për skuadrën vendase, pra Shturmin, por më pas gjithçka ka rinisur pas thuajse 20 minutash.

https://www.youtube.com/watch?v=dGkgn5J1074

Menjëherë, klubi i Shturmit ka dalë me deklaratë zyrtare duke dënuar këtë akt dhe ka shpjeguar se tifozi në fjalë është arrestuar nga policia.

Vijërojtësi u zëvendësua nga Magnus Lindgren, që ishte i katërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *