Video epike, aktori i Duplex si një “skocez” i vërtetë

Festë pa fund në kryeqytet këto ditë. Rreth 2500 skocezë kishin ardhur për të ndjekur kombëtaren e tyre, ndërkohë që në çdo cep të Tiranës shihje burra, gra, të rinj e të reja të veshura me fustanellën karakteristike.

Askush nuk është kursyer as me alkoolin. Në një prej festave të tyre në klub Urgjenca, nuk ka munguar edhe një personazh publik si Albano Bogdo. Aktori i shfaqjes “Duplex”, që transmetohet në TV Klan, është shfaqur dhe ka festuar pa asnjë kompleks me tifozët skocezë.

Pas kanë pirë mirë e mirë të gjithë, ka pasur kohë edhe për lojëra. Bodgo ka dhuruar shfaqje për të pranishmit dhe të qeshurat kanë qenë pafund. Aktori me siguri i mban mend të gjitha. Nëse jo, mund të shijojë një pjesë të shfaqjes së dhuruar…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *