Video emocionuese për të sjellë tifozët, Tirana kujton se nuk mposhtet në Air Albania

Tirana do të masë forcat ditën e nesërme me ekipin e Skënderbeut, me të cilët do të synojnë vijueshmërinë fantastike të fitoreve këtë sezon. Takimi do të zërë vend në “Air Albania”, ndërsa kjo nuk është hera e parë që Tirana do të luajë në këtë stadium. Tifozët janë një faktor plus për çdo ekip dhe për t’i sjellë këta të fundit në stadium bardheblutë kanë menduar një mënyrë të veçantë.

Klubi kryeqytetas ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një video emocinuese, me të cilën kërkon të afrojë të gjithë mbështetësit në shkallët e “Air Albanias”. Madje kujtojnë këtu edhe dy takimet e tjera të zhvilluara si pritës në këtë stadium, nga të cilat kanë dalë me 3 pikët. Por gjithashtu “Air Albania” ka shërbyer edhe si një ogur i bardhë për t’i dhënë fund dominimit të Partizanit në derbi, teksa pikërisht në këtë stadium rrëmbyen në minutat e fundit fitoren e parë pas 5 vitesh./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *