VIDEO/ Emocione jo vetëm nga futbolli, Lazio i vjen në ndihmë tifozit në ditën e veçantë

Lazio këtë sezon po i mrekullon të gjithë tifozët e vetë, teksa është vetëm 1 pikë larg Juventusit të vendit të parë, duke qenë kështu në luftë të hapur për titull. Por përveç rezultateve në fushën e lojës, një tifoz ka marrë një tjetër dhuratë nga klubi i tij. Ky i fundit ka propozuar të dashurën e tij përpara fillimit të takimit të mbrëmshë ndaj Interit dhe për këtë i kanë ardhur në ndihmë djemtë që grumbullojnë topat anës fushe.

Në jelekët e mbajtur veshur prej tyre formoheshin fjalët “A do të martohesh me mua” në gjuhën angleze, duke i bërë kështu një propozim tejet të veçantë të dashurës së tij në “Olimpico”. Kjo e fundit është emocionuar nga një gjest i tillë dhe ka zbritur më pas pranë fushës për t’i thënë “Po” propozimit. Një ngjarje kjo që padyshim do të mbetet gjatë në kujtesën e çiftit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *