VIDEO | Elton Kale si Insinje, shikoni si e tremb shokun e tij!

0

Elton Kale është shumë tip, siç e themi në zhargon në vendin tonë. Brazilianit i pëlqen të bëjë shaka në rrjetet sociale dhe një prej rrengjeve ia ka zbuluar Zhan Karioka, me të cilin ka qenë shok skuadre te Kukësi.

Mesfushori, që tanimë luan te Feronikeli në Kosovë, ka postuar një video ku Kale shfaqet i futur në një raft rrobash dhe aty shkon Lukas Rangel, ish-lojtar i Kukësit. Sulmuesi hap raftin dhe trembet, kur sheh që “diçka” (Kale) lëviz brenda tij.

Një rreng të tillë i është bërë edhe sulmuesit Mario Baloteli, në një grumbullim me Italinë. Lorenco Insinje ishte fshehur pas perdes dhe iu shfaqet shokut të tij, i cili u zmbraps i trembur. Të qeshurat nuk kanë munguar në të dyja episodet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.