VIDEO | Elozhet e Del Pieros: Teknikë dhe inteligjencë, mbeta i befasuar nga gjesti i CR7!

0

Fitorja minimale kundër Valencias kualifikoi Juventusin më tej në Champions, ndërsa bardhezinjtë regjistruan fitoren e katërt në po kaq ndeshje në grupin e tyre.

Sfida u vendos nga goli i Mario Manxhukiç dhe një legjendë si Aleks Del Piero është zbavitur pa masë. Mbi të gjitha, për një gjest teknik, që e ka mrekulluar ish-kapitenin e famshëm të bardhezinjve. Flasim për veprimin altruist të Kristiano Ronaldos, i cili pasoi për kroatin në golin e fitores së Juves.

Kur dikush shënon me portë bosh, kontributi i atij që ka dhënë asistin është të paktën 80%. Kristiano u tregua shumë i mirë, sepse kur i mbërriti topi u krijua ideja se do të godiste portën. Në atë gjest janë të përfshira bashkë atletizmi, teknika dhe inteligjenca e Kristiano Ronaldos, pasi u vu menjëherë në një pozitë të rreziku për mbrojtjen kundërshtare”, komenton Aleks Del Piero për “Sky Sport”.

Përveç fitores me ekipin spanjoll, një tjetër lajm ka sjellë gëzim te Juventusi. Emre Çan ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe ka nisur stërvitjen me ekipin. Mesfushori gjerman pati propleme me tiroidet dhe kreu një ndërhyrje kirurgjikale, që doli me sukses. 24-vjeçari është rikthyer në dispozicion të Alegrit dhe do të punojë për të kapur sa më shpejt formën maksimale.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg