VIDEO | Ekuban i bën të gjitha, gol dhe autogol për “ish”-in e Partizanit

Ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban ka luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar për ekipin turk të Trabzonspor. Edhe pse ka shënuar shumë gola dhe ka qenë shpeshherë protagonist, trajneri i ka besuar vetëm sot nga minuta e parë dhe në ndeshjen kundër Basaksehir, i ka bërë të gjitha.

Ndeshja nisi shumë për Basaksehirin, që shënuan dy gola të shpejtë. Më pas, skuadra mike trefishoi dhe për këtë gol, “falënderoi” Kaleb Ekubanin. Sulmuesi devijoi një top në portën e tij, duke shënuar autogol në minutën e 48’.

Gjithsesi, vetëm 60 sekonda më pas Ekuban do të reagonte dhe do të gjente rrugën e rrjetës, kësaj radhe në portën e duhur. Në minutën e 49’, Ekuban fiksoi shifrat në 1-3 dhe kjo ishte një humbje shumë e rëndë për skuadrën e tij.

Turqi, Super Lig

Trabzonspor – Basaksehir 2-4
Ekuban 49′, Jaziçi 80′ / Kahvevci 32′, Klishi 42′, Ekuban (ag) 48′, Viska 87′

49′ – Goli i Ekuban

48′ – Autogoli i Ekuban

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *