VIDEO | Egjipti marshon, Salah ngre në peshë stadiumin

Egjipti ka siguruar kalimin në fazën e 1/8-ve të “Kupës së Kombeve të Afrikës” falë fitores 2 – 0 kundër Republikës Demokratike të Kongos. Dy golat e “faraonëve” në këtë takim u shënuan nga Elmohamadi dhe Salah, të dy lojtarë që aktivizohen në Angli.

Egjipti shikohet si favoriti për ta fituar këtë turne, ku përveç yjeve të shumtë që ka në skuadër, “faraonët” kanë dhe avantazhin e të qenit vendi organizator i këtij evenimenti që është më i rëndësishmi në futbollin afrikan.

Egjipt 2 – 0 RD Kongo
Shënues: Elmohamadi 25’, Salah 43’

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *