VIDEO/ Edhe një shuplakë nga Shkodra për Sormanin, Partizani është 3 pikë larg mbijetesës

Vllaznia ka mposhtur ditën e sotme skuadrën e Partizanit, që tashmë duket se është në rënie të lirë. Ai gol i ardhur nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 35 falë ekzekutimit të saktë të Likës ka mjaftuar për të vulosur fatin e ndeshjes. Edhe pse u luajt në një “Loro Boriçi” të boshatisur për shkak të masave të marra si pasojë e koronavirusit, shkodranët nuk janë ndikuar nga mungesa e tifozerisë.

Një fitore kjo që vlen shumë për Vllazninë, ndësa Jonuz qetëson edhe situatën e tij në stolin shkodran, duke mos e ndjerë veten të rrezikuar. Kuqeblutë kanë tërhequr kështu Partizanin drejt vetes, teksa me këtë humbje “demat e kuq” e shohin veten vetëm 3 pikë larg zonës së ftohtë ku ndodhet edhe Vllaznia. Kryeqytetasit nuk po munden të rigjejnë formën në Superiore dhe tashëm objektivi për të ruajtur gëzofin e kampionit duket si një mision të pamundur. Sormani nuk po ia del të gjejë formulën e fitores dhe ka marrë sot shuplakën e radhës në Shkodër./Sport Ekspres/

Vllaznia: Efremov, Gligorov, Adili, Malota, Kruja, Lika, Gurishta, Krymi. Sidorenko, Hygor, Silvio Junior

Partizani: Hoxha, Idrizi, Boldor, Bitri, Hakaj, Telushi, Ferati, Kordeiro, Çinari, Mala, Bardhi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *