VIDEO/ Edhe më keq se Kobina ndaj Kukësit, D’Ambrosio humbi rastin e pabesueshëm në derbi

Interi ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Milanit, në derbin e zhvilluar në Itali. Por një rast i pabesueshëm është humbur nga D’Ambrosio në minutën e 20.

Nëse mendoni se rasti i Kobina që e shpërdoroi kur do të merrte pasimin e mrekullueshëm nga Ngo në përballjen ndaj Kukësit, ishte i pafalshëm, duhet ta ndërroni këtë hipotezë. Kjo pasi një rast edhe më flagrant që vinte nga një pozicion paksa më i afërt, por mbi të gjitha në elitën e futbollit europian, ka parë si protagonist D’Ambrosion.

Me portierin Donaruma që gjendej i shtrirë, lojtari i Interit ka bërë më të vështirën duke goditur shtyllën dhe duke i lënë të gjithë pa fjalë për mundësinë e shpërdoruar. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/GolDeIcardi_/status/1175513634878951425