VIDEO | E veçantë, tifozi “përkrah” lojtarit në… nxehje

0

Në stadium mund të presësh skena nga më të ndryshme nga tifozët, të cilët ndonjëherë bezdisen nga loja apo rezultati dhe tentojnë që të gjallërojnë situatën me ndonjë veprim humori. Pak javë më parë në ndeshjen Tirana-Kukësi pamë tifozët që ndiqnin dhe imitonin gjyqtarin anësor, por në Angli duket se kanë avancuar në këtë drejtim.

Një tifoz i Lejton Orient kishte menduar që të mos e linte vetëm një prej lojtarëve të skuadrës së tij të zemrës. Sapo një prej lojtarëve të stolit u ngrit për të bërë nxehje, një tifoz u afrua dhe pas reklamave nisi që të bënte të njëjtat veprimi si lojtari i tij.

Një veprim që solli të qeshura nga tribunat, por në anën tjetër lojtari qëndroi indiferent ndaj këtij veprimi, duke vijuar si një profesionit i vërtetë punën e tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.