VIDEO/ E premte e zezë për Partizanin! 5 vite që nuk mundej, Tirana thyen profecinë Demi

0

E premte e zezë për Partizanin, e premte “e mallkuar” për të kuqtë, ndërsa thyhet profecia Demi. Jo pak, por 5 vite kishin bardheblutë pa fituar, por gjithçka është thyer në përballjen e sotme.

Një derbi që shpërtheu menjëherë me gola, ndërsa Idriz Batha gjeti rrjetën në minutën e 7. Erdhi barazimi i shifrave nga Bardhi, vetëm 3 minuta më vonë, megjithëse ka ende hije dyshimi për një pozicion jashtë loje.

Në minutën e fundit ka ardhur edhe goli nga Kobina, që ka shpërthyer në festë gjithë tifozët e Tiranës. Por gjithashtu ai që fiton në këtë rast është futbolli shqiptar dhe panorama që ka dhuruar kjo ndeshje. Një precedent që do të shënohet në historinë e Shqipërisë për shkak të numrit të lartë të tifozëve që ishin prezent dhe stërmbushën “Air Albania”. Por gjithashtu edhe respekti ka mbizotëruar dhe tifozeritë kanë shkëmbyer duartrokitje mes njëra-tjetrës në momente të veçanta, por pa harruar edhe luftën sportive. /Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.