VIDEO/ E pagëzuam si “Halandi mbrojtës”, shihni momentet kur Kumbulla mbledh Dibalan me shokë

Pak ditë më parë në disa prej artikujve të shumtë që kemi postuar për Marash Kumbullën, e kemi pagëzuar si “Halandi” në versionin mbrojtës. Tre nga arsyet kryesore lidhen me moshën e njëjta mes lojtarëve, interesin e jashtëzakonshëm që kanë nga ekipet e klasit të lartë në Europë, por edhe paraqitjet që ata po bëjnë në klubet respektive.

Sigurisht që me vëmendje të madhe pritet të shihet sesa Kumbulla do të mbajë nivelin kur të bëj hapin e madh në verë, pasi rastet si De Ligt tregojnë se duhet të ketë një zgjedhje të zgjuar. Mbrojtësi shqiptar kërkon garancinë për vendin e titullarit dhe një ambient ku t’i besohet verbërisht. Ndaj Juventusit ishte një paraqitje fantastike, ndërsa mediat më të njohura në Itali, i kanë vendosur notën më të lartë.

Lehtësisht e kuptueshme kjo, pasi ishte tipiku i një mbrojtësi modern. Shumë herë duke mbyllur yjet e njohura të Juventusit, për të vazhduar me një gol të anulluar për shkak të milimetrave, por edhe vendimtar në golin e fitores, pasi fitoi duelin me Bonucin dhe ky i fundit kapi topin me dorë, duke u kthyer në penallti.

Shqipëria duhet të ndihet me fat që ka një lojtar të tillë në gjirin e saj. Ndërkohë më poshtë mund të ndiqni disa prej momenteve që shohin Kumbullën si protagonist ndaj Juventusit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *