VIDEO/ E pabesueshme, Siti gjen një mënyrë qesharake për të “elektrizuar” stadiumin

0

Mançester Siti është një ndër klubet më të pasur në botë, është kthyer në një superfuqi në Angli, por në aspektin e tifozerisë nuk mund të krenohet, sepse shpesh ka vende bosh në stadiumin e vet, apo atmosfera në Etihad Stadium nuk është ndër më fantastiket në Europë.

Edhe para disa ditësh, në gjysmëfinalen e Kupës FA kundër Brajtonit në Wembley sektorët e caktuar për tifozët e Sitit ishin gjysmëbosh.

Pep Guardiola doli dje në konferencë për shtyp para Totenhemit dhe foli edhe për këtë çështje, duke kërkuar një stadium të ndezur, me 55 mijë ultras, për të ndihmuar skuadrën drejt suksesit.

A do të realizohet? Nuk i dihet, ndaj klubi ka marrë masa dhe ka bërë diçka qesharake: nga altoparlantët e stadiumit do të ushtojnë brohoritje tifozësh, të regjistruara, për ta mbajtur atmosferën perfekte për 90 minuta. Siti edhe zhurmën e tifozëve kërkon ta shpikë!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.