VIDEO: E pabesueshme, mesfushori i Numancias humbet golin më të lehtë në botë

A është e mundur të mos shënosh thuajse në vijën fatale, me topin që vjen qetësisht dhe portierin që nuk është askund?

Këtë “mrekulli” e ka bërë sot mesfushori senegalez i Numancias në Segunda Division në Spanjë, Pape Diamanka, i cili në ndeshjen shtëpiake kundër Rajo Majadaondas humbi një gol të sigurt dhe e bëri në mënyrë komike, duke u ngatërruar me këmbët e tij.

Majadaonda kryesonte 1-0, Alain Ojarzun dha një pasim perfekt në zonë dhe Diamanka gjuajti… jashtë, diku në drejtim të paditur!

Majadaonda falënderoi dhe shënoi sërish 3 minuta më pas, ndërsa ndeshje mbaroi 2-1 për miqtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *