VIDEO/ E ndërpresin në konferencën për shtyp, reagimi epik i Mourinhos bën xhiron e rrjetit

Mourinho ka qenë i pranishëm ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp përpara takimit të nesërm ndaj Chelseat. Gjatë fjalës së tij tekniku portuegez është ndërprerë nga disa tifozë të zhurmshëm të Tottenham. Por reagimi i “Special one” ishte epik dhe tejet i veçantë.

Mourinho ka nisur t’i bashkohet me gjestet e tij tifozëve. Një veprim ky që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke e bërë këtë konferencë përpara gazetarëve vërtet të veçantë. Trajneri portugez di si të kthehet protagonist edhe jashtë fushe dhe kjo e dëshmon edhe një herë karakterin unik të Mourinhos, që e bën këtë të fundit “special” në sy të opinionit publik./Sport Ekspres/

https://twitter.com/SpursOnTap/status/1230912121287786501

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *